Identifikohet viktima e shpërthimit të fuqishëm dje në Sarandë. Ai është Armandi Nelaj, 52 vjeç. Nelaj ishte biznesmen prej 13 vitesh, pronar i një kompanie të mjeteve të rënda të ndërtimit.

Teksa të gjithë ishin duke ndjekur ndeshjen mes Spanjës dhe Shqipërisë, Saranda u trondit nga një shpërthim shumë i fuqishëm në port. Fillimisht u tha për shpërthimin e një bombole oksigjeni që përdoret për zhytje dhe kishte një të plagosur, mirëpo në kuadër të hetimeve janë shtuar dyshimet se mund të mos kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale.