Ky Evropian pritej të ishte spektakolarë, por ndryshe nga perceptimi i krijuar, ekipet “big”, favoritët e këtij Evropiani kanë zhgënjyer, përfaqësuese si Anglia apo Franca kanë dhuruar shumë pak detaje pozitive. Franca e Deschamps nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Polonisë së Lewandowski-t, e mbyllën grupin D në vendin e dytë, 5 pikë, 2 gola të shënuar, 1 i pësuar. Në fazën e 1/16 do të përballen me vendin e dytë të Grupit E.
Pavarësisht shifrave, Deschamps e sheh gotën gjysmë plot: “Nuk jam i zhgënjyer. Sigurisht doja vendin e parë, por portieri i tyre ishte i shkëlqyer. Ne duhet të luajmë më shpejt me topin poshtë. Është e qartë që duhet të përmirësojmë, por do shqetësohesha vetëm nëse nuk do të krijonin raste”, u shpreh Deschamps
Në një grup me përfaqësuese si Franca dhe Holanda në vendin e parë e mbylli Austria, një nga surprizat e bukura të këtij Evropiane. Në fazën e 1/16 do të përballen me vendin e dytë të grupit F, për momentin ndodhet Turqia.
Ndryshe nga Franca, Anglia, një tjetër “big” i këtij Evropiani e mbylli Grupin C në krye, me 5 pikë, por “tre luanët” u vërshëllyen nga tifozët pas barazimit pa gola kundër Sllovenisë. Ekipi i Southgate ka bërë shumë pak në këtë Evropian, vetëm dy gola të shënuar, një i pësuar“
Nuk kam parë kurrë një përfaqësuese të vërshëllehet pasi janë kualifikuar si të parët në grup. Jam shumë krenar për djemtë e mi, arritën të ruanin qetësinë edhe në një situatë të tillë”, u shpreh Southgate. Këtë të mërkurë përfundon faza e grupeve, janë zbardhur dy çiftet e para në 1/16, Gjermani-Danimarkë dhe Itali-Zvicër.