Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së:

Dua të flas për nismën e grupit tonë për rezolutën dhe Komisionin e Posaçëm për Mirëqeverisjen-Sundimin e Ligjit- Antikorrupsionin. Shumë padrejtësisht, u parafytyrua si përpjekje e Partisë Socialiste për të vënë në kontroll drejtësinë. Dua të shtjelloj më gjerë arsyet e mëdha për pse-në e ngritjes së këtij komisioni dhe domosdoshmërinë e një dallge të re reformash, që nuk lidhen vetëm me qeverinë, por edhe me institucionet e pavarura. E gjitha lënda për të kuptuar nismën gjendet në dokumentet e formuluara gjatë, në fund të procesit të diagnostikimit pas hapjes së negociatave, që mundëson leximin të gjendjes së organizmit të shtetit.

Nisma nisi  me diagnostikimin dhe pasohet me recetat për të kuruar deri në fund atë organizëm, duke mundësuar që përgatitja për anëtarësimin e Shqipërinë në BE të përfundojë me një diagnozë të qartë dhe të suksesshme. Ka qenë një proces që ka zgjatur për 14 muaj dhe janë përfshirë 157 institucione, sepse krijohet ideja e gabuar që negociatat e Shqipërisë me BE janë të qeverisë me BE. Qeveria ka një pjesë të rëndësishme të punës, por BE nuk negocion me qeverinë, por me shtetin shqiptar. 157 institucione janë pjesë e përbërjes së skuadrës që negocion. Janë përfshirë në këtë proces 32 institucione të pavarura. Procesi ka një numër të jashtëzakonshëm takimesh mes palëve dhe janë takime të drejtpërdrejta shpjeguese, koordinuese. 787 prezantime janë bërë nga ana e Shqipërisë në tryezën e bisedimeve. Janë të nevojshme për të lexuar të gjithë panoramën.

Rama: Ka 1001 arsye për të qenë të pakënaqur, ne të parët me shumëçka që nuk bëhet si duhet apo çka duhet më mirë, ka shumë arsye për këdo që jeton në këtë vend për tu ndjere i pakënaqur. Mund të gjenden arsye për të vazhduar lojë luftërash me idenë që opozita duhet të bëjë këtë, por në fund të ditës, nuk ka asnjë diskutim të mundshëm për të ndarë një gjë të thjeshtë, për sa kohë ne do të kemi kapacitetin të jemi të pakënaqur dhe të vetëpermirësohemi, nuk jemi e vetmja mundësi, por edhe e vetmja garanci. Përpos të tjerave, është provës që kërkon eksperiencë, nuk mjafton dëshira, disa, por duhet edhe eksperienca. Nëse do të bëja një krahasim më skuadrën tonë në Europian, nëse nuk do ishte hera e parë për shumicën dërrmuese të lojtarëve që luajnë në atë lartësi, rezultati mund të kishte qenë ndryshe.

Ne jemi një skuadër që ta jemi mësuar të luajmë në atë lartësi dhe kemi kuptuar çfarë duhet për të funksionuar në atë lartësi. Rekomandimet për Integrimin Europian ndahen në pjesë për tregun ekonomik agjendën e gjelbër e kështu me radhë. Le të shikojmë pak sesa e rëndësishme është nisma jonë dhe sa e domosdoshme është ajo që kemi bërë duke ngritur komisionin e posaçëm parlamentar. Duke parë institucionet që kanë pjesën e tyre të peshës në zbatimin e adresimeve që duhen zbatuar. Fillojnë nga Kuvendi, Kryeministria, departamenti e administratës publike dhe shkojnë më të tutje te shkolla e Magjistraturës të inspektoriati i punës, vazhdon më tej.

Sa herë që trajtohet çështja e komisionit ngrihen antenat e atyre që nuk dinë se çfarë flasin. Shikoni sa vend ze drejtësia në të gjithë këtë bllok. 59% të punës sot që flasim. Shikoni reformën në drejtësi sa rekomandime nga BE jo nga PS për reformën në drejtësi, të cilat nëse këtu lexohen si llogaridhënia, efikasiteti, më tutje përkthehen në mësasa. Do ketë lojtarë që do ua hedhin shokëve, do kenë disa që do paraqesin raport, sepse institucion i pavarur, kush u kërkon llogari. Ka vetëm një instuticion ku mund të kërkohet llogari për këdo kurdoherë, Kuvendi i RSH.

Edi Rama: Progresi i bërë është shumë i rëndësishëm për të gjithë ata që janë të përfshirë. Nëse shohim diagnozën, ka një të vërtetë shumë të madhe, se sa nevojë ka akoma për të garantuar një shtet që është dhe mekanizëm i harmonizuar dhe që subjektiviteti njerëzor të gjejë shumë më pak hapësirë për të ndërhyrë dhe për ta ofruar korrupsionin si alternativë për ata që duan të marrin nga shteti shërbimin e etj.

Për ata që tundin këmbën dhe dua mundësi të shfaqen, është puna e tyre. Puna jonë është për të shtyrë përpara këtë proces. Bëhet fjalë për të ndërtuar makinerinë shtet që Shqipëria s’e ka pasur kurrë, por mund ta ketë brenda këtij 10-vjeçari, nëse bashkohet me aftësi të gjithë agjendës së përcaktuar nga diagnoza

Nuk është rastësi emri që ne i kemi vënë komisionit. Na ka dhënë shumë kuroja screening se na ka dhënë mundësi të shohim se sa potencial kemi. Shqipëria kë një administratë publike, që ka një pjesë të bardhë të rëndësishme ka dhe një pjesë të zezë, me të cilën sot shumë e shumë më tepër se dje, merret drejtësia. Falënderoj prokurorët e SPAK dhe të tjerë në prokuroritë e zakonshme, të bëjmë sa më shumë për ta zvogëluar atë pjesën e zezë që është një turp kombëtar. Pjesa e bardhë ama, nuk është vetëm një opinion.