Pasditen e sotme është zhvilluar një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, pas përgjimeve të publikuara ditën e djeshme
Pjesëmarrja ishte masive, ku shumë qytetarë iu përgjigjën thirrjeve të aktivistëve.
Qytetarët shprehen të skandalizuar nga bisedat e publikua, ku disa mjekë të Onkologjisë bënin pazare me jetët e njerëzve,
Protestuesit rrethuan ministrinë e Shëndetësisë me pankartën “Ministria e Vdekjes”, teksa kërkuan dorëheqjen e drejtueses së kësaj ministrie si dhe drejtues të qendrës spitalore ‘Nënë Tereza’.
Qytetarët thonë se nuk mund të tolerohet mungesa e medikamenteve, aq më tepër pritja në radhë