Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e Censit që u zhvillua në vendin tonë në muajt shtator-nëntor 2023.. Nga të dhënat e popullsisë, në Shqipëri rezultojnë 2.402.113 banorë, konkretisht 755,950 familje, me madhësi 3.2 anëtarë. Krahasuar me Censit e vitit 2011 në vendin tonë rezultojnë 419 mijë e 831 banorë më pak ose afër 17%.

Por megjithëse numri i popullsisë ka rënë, numri i banesave është rritur me 70 mijë banesa. Në Shqipëri sipas të dhënave të Censit 2023 ka 1.082.529 banesa, ndërsa në vitin 2011 kishte 1.012.400 banesa.

Rezultatet e këtij censi konfirmuan edhe trendin e plakjes së popullsisë si rezultat i uljes së lindshmërisë, pasi afro 667 mijë qytetarë i përkasin moshës mbi 60 vjeç. Referuar të dhënave të detajuara rezulton se mosha mesatare në Shqipëri është 42,5 vjeç.

Por si paraqitet shpërndarja e popullsisë në raport me besimin e tyre?

 Vendi rezulton me shumicë myslimane, 1.101  banorë, më pas besimi Katolik me mbi 200 mijë banorë dhe më pas besimtarë Ortodoks me mbi 173 mijë banorë. Mbi 85 mijë janë deklaruar ateistë ndërkohë që 244 mijë nuk janë përgjigjur pyetjes apo nuk janë cilësuar.

Kurse sa i takon debatit të madh mbi minoritetet kryeson Greqia. Nga rezultatet e CENS tregohet se në vendin tonë jetojnë 23.485 persona me shtetësi greke, ndjekur nga egjiptianët me 12.375 persona, më pas janë bullgarët me mbi 7 mijë, aromunët me 2.4 mijë e vijohet me maqedonasit me 2.2 mijë banorë.