Ndeshja/ Dueli nisi me surpriza. Ishte Gjeorgjia që në minutën e 18-të kaloi në avantazh me autogolin e Le Normand, teksa kishte edhe disa raste të tjera për të dyfishuar, por Kvaratskhelia dhe Mikautadze nuk u treguan të saktë. Goli i barazimit erdhi në minutën e 39-të nga Rodri, që me një gjuajtje të bukur nga kufijtë e 16 metrave mbylli pjesën e parë 1-1.

Fraksioni i dytë u dominua më pas nga të besuarit e de la Fuente, që gjetën epërsinë me Fabian Ruiz në të 51 minutë. Më pas ishte Nico Uilliams që në minutën e 75-të vulosi kalimin për më tej, ndërsa kishte kohë edhe për golin e Dani Olmo shtatë minuta para fundit

Kështu, Spanja eliminon Gjeorgjinë dhe në çerekfinalet e Euro 2024 gjen organizatorët e Gjermanisë, duel që zhvillohet në Stuttgart në datën 5 korrik, duke nisur nga ora 18:00.

Deri në këto moment janë mësuar dy çiftet e para çerekfinaliste. Anglia luan me Zvicrën dhe Spanja me Gjermaninë. Ndërkohë që të hënë zhvillohen dy takime. Në 18:00 Francë – Belgjikë dhe në 21:00 Portugali – Slloveni.

Formacionet zyrtare:

Spanjë: Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Fabian Ruiz, Pedri, Rodri, Yamal, Williams, Morata.

Gjeorgji: Mamardashvili, Dvali, Kashia, Gvelesiani, Lochoshvili, Kakabadze, Kiteishvili, Chakvetzade, Kochorashvili, Mikautadze, Kvaratskhelia.