Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 11 korrik, ora 10:00, seancën për informacion 2 mujor të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Në një deklaratë për gazetarët, avokati i tij Genc Gjoktutaj u shpreh se këto shtyrje janë të kota pasi sipas tij nuk kanë fakte.

“Ne që kërkojmë zëvendësimin e masës, e kërkojmë se mungon çështja në thelb. Këta edhe ta zgjasin e dhe të mos e zgjasin, nuk ka çështje.

Të shikojmë seancën tjetër. Ata duhet t’i thërrasin përfundimisht mendjes sepse edhe nëse bëjnë një zgjatje tjetër, nuk kanë prova… u bëj thirrje të ndërmarrin një veprim ligjor të duhur një herë në jetë”, u shpreh ai.