Pal Trashaj, i cili piu fotoksinë para godinë së SPAK, njihet si historian në qytetin e Lezhës, ku është angazhuar në shumë aktivitete kulturore-sociale e po ashtu ka ngritur mjaft problematika për shumë monumente kulturore.

Për disa vite ai ka qenë dhe Kryetar i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Burime thonë që prej disa vitesh ka patur probleme me një bankë të nivelit të dytë ku ai pretendon se e ka shlyer borxhin ndaj kësaj banke por pas disa vitesh sipas tij banka ka pretenduar se nuk ka shlyer borxhin, ku dy përmbarues i kanë marrë pronën. Ai jeton në një fshat të Lezhës.

Në vitin 2015 Trashaj u gjobit dhe nga Gjykata e Tiranës pasi kishte kërcënuar me mesazhe drejtorin e një banke të nivelit të dytë.

Nuk dihet ende gjendja e qytetarit, ndërsa një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

img_5884-1

“Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, sipas policisë.

Në një intervistë për një media tjetër disa kohë më parë, Trashaj tha se është mashtruar nga një institucion financiar jo bankar lidhur me një kredi të marrë vite më parë.

Qytetari tregoi se u kontaktua nga një kompani tjetër private e cila në rolin e përmbaruesit përveçse e vuri në dijeni për detyrime të prapambetura i kërkoi t’i shlyejë ato përmes një kredie të re.

Pasi ka marrë kredi tek NOA dhe e ka shlyer, pas pesë vitesh i kanë kërkuar para kompania MCA.

MCA aktualisht është nën hetim për shkelje, pasi zhvasnin përmes skemave qytetarët me kredi të këqija.