Një vatër zjarri është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Dhërmi. Zjarri është në kodër ndërsa era e fortë në zonë favorizon përhapjen.
Ndërkohë që era e fortë po favorizon flakët të shkojnë drejt banesave të zonës së Gjilekës ku janë rreth 30 banesa që rrezikohen në qoftë se zjarri përparon.
Në ndihmë të zjarrfikësve të Himarës janë dhe banorët e fshatit Dhërmi të cilët me mjete rrethanore po ndihmojnë për izolimin e zjarrit dhe mos përhapjen e mëtejshme të flakëve.