Mësoet se pas disa debatesh kandidatura më e volitshme e menduar nga PS ishte ajo e prefektit të qarkut Vlorë, i cili më pas u zgjodh me unanimitet të plotë.

Mbledhja e Kryesisë Socialiste zgjati pak minuta, ku anëtarët votuan për Tavo-n.

Kryeministri Edi Rama në dy vizitat e fundit në Himarë dhe Dhërmi ka dhënë sinjale të forta mbështetje për zotin Tavo.

Ai u tha banorëve të këtyre zonave se “nëse e duan për punë kanë Vangjel Tavon. Ndërsa nëse duan sherr kanë Vangjel Dulen”.