Braziliani Sylvinho do vijojë të jetë trajneri i kombëtares. 50-vjeçari ka vendosur të rinovojë kontratën me Shqipërinë edhe pse kishte disa oferta. Sylvinho do jetë i lidhur me Shqipërinë deri në Botërorin e Amerikës që luhet në qershor të 2026, ndërsa zyrtarizimi për rinovimin pritet të ndodhë sot ose nesërLajmin e konfirmoi edhe trajneri Sylvinho, i cili tha ‘se e kemi gjetur një marrëveshje, por ende nuk e kemi firmosur’Dita e sotme, 9 korrik, është edhe dita e fundit që Sylvinho ka kontratë me Shqipërinë, pasi më 9 janar të 2023 braziliani vendosi të firmoste për 18 muaj me përfaqësuesen kuqezi.