Fredi Beleri do të betohet si eurodeputet.

Mesoet nga drejtoria e burgjeve se është miratuar leja që ai të udhëtojë e të bëjë betimin pasi nuk ka ndonjë pengesë ligjore tashmë që ka marrë një dënim të formës së prerë.

Ministria e Jashtme greke ka ritheksuar detyrimin e autoriteteve shqiptare për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i mundësuar Belerit, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Europian, të marrë pjesë në detyrat e tij, duke filluar nga punimet e trupës së PE më 16 korrik në Strasburg.