Të katër vatrat e zjarrit në Malin e Gjerë që po luftoheshin prej orëve të para të mëngjesit aktualisht janë të fikura.

Në dy prej këtyre vatrave vijojnë të digjen ende trungje të thatë, por po digjen në sipërfaqe të djegur.

Një pjesë e efektivëve vazhdojnë të mbajnë në monitorim situatën në terren pasi ekziston rreziku i riaktivizimit prej erës.